Skuadra e Gjilanit sot ka bërë hap falls në rrugën për titull, pasi nuk arriti më teper se një barazim pa gola në udhëtim tek Malisheva.
Në intervistë pas ndeshjes, trajneri i kësaj skuadre nuk është shprehur aspak i kënaqur me orarin e ndehjeve.
“Kush po i bën këto orare, brenda 13 ditëve 5 ndeshje. As në Premier Ligë nuk luajnë kaq shpesh”, ka thënë Munishi.
Skuadra e Gjilanit momentalisht është në pozitën e dytë në Superligë me dy pikë më pak se lideri Ballkani të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.