Deputeti nga Skënderaj Mërgim Lushtaku, i ka çuar një “selam” deputetit të VV-së, Dimal Basha, që t’i kërkojë falje, në të kundërten do ta padis për shpifje.
Lushtaku e ka mohuar të ketë fituar ndonjëherë tender publik në mënyrë direkte apo inderekte, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë nga Lushtaku:
Sapo e shikova një video të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Dimal Basha ku pa të drejtë më etiketon gjoja si fitues të tenderave publik.
Dua të njoftoj opinionin publik se ASNJËHERË në jetën time nuk kam fituar tenderë publik as në mënyrë direkte as indirekte. Nuk është hera e parë që deputeti në fjalë shpif, por madje vazhdon tutje duke fyer dhe tallur me gjëjen më të shenjtë në botë, besimin në Zot.
Islamin nuk do ta mbroj sepse e mbron Zoti, por për shpifjet ndaj meje do të kujdesem që të ushtroj padi në Gjykatën kompetente nëse deputeti i lartëcekur nuk kërkon falje publike.