Lufton pagjumësinë dhe vepron si qetësues
Kamomili në sasi të vogla mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit.
Ndihmon në forcimin e imunitetit
Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteriet. Kjo mund të shpjegojë përdorimin e tij kur jemi sëmurë me të ftohtë ose grip.
Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit
Pas pirjes së kamomilit rriten nivelet e glicinës, të cilat reduktojnë spazmat muskulare dhe relaksojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual. Kamomili mund të ketë edhe efekte estrogjenike, që e bën të papërdorshëm nga femrat me tumor në gji ose në mitër, pa aprovimin e mjekut.
Sëmundjet tek foshnjat
Duke qenë se kamomili relakson muskuj, qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Ai duhet të përdoret me kujdes tek fëmijët, por ka efekt të pëlqyeshëm ndaj dhimbjes së barkut.
Problemet me lëkurën
Përdorimi oral ose topikal i çajit të kamomilit ndihmojnë në qetësimin e problemeve të lëkurës si ekzema, dermatitis, urtikarjen, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht. Fatkeqësisht, përdorimi i kamomilit mund të shkaktojë reaksion alergjik tek disa njerëz.
Dhimbjet e gojës
Një përzjerje e çajit të kamomilit me sherebelën mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në 6 herë në ditë.