Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Avdyl Jerliu priti në takim Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, Avdyl Jerliu priti në takim Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani.
Jerliu tha se takimi ishte i frytshëm, miqësor dhe përmbajtjesor, ku te dy drejtorët u zotuan për një bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë për të mirën e përbashkët publike.
Jerliu e njoftoi drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabanin për gjendjen e N.P.L. “Tregu” Sh.A dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon ndërmarrja, bashkërisht vizituan Tregun e gjelbër në Gjilan, Tregun e Gjelbër në fshatin Zhegër dhe Tregun e Kafshëve në fshatin Velekincë.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani u zotua se bashkë me të gjitha kapacitetet e drejtorisë që e përfaqëson dhe me përkrahjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të mundohen t’i japim zgjidhje sa më parë të gjitha shqetësimeve që janë duke i përcjellur edhe menaxhmentin e ndërmarrjes e në veçanti tregtarët dhe të gjithë ata që marrin shërbime nga kjo ndërmarrje.
Te dy drejtorët u zotuan për angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë në funksionalizimin e këtyre tregjeve në një afat optimal.