Me rastin e 24 marsit- Ditës botërore të tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në ka zhvilluar sot disa aktivitet të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje.
Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë disa fletushka rreth mënyrës së parandalimit por edhe mjekimit dhe shërimit të sëmundjes së tuberkulozit. Këtë ekip e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti dhe të tjerë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë dy trajnime për stafin e infermiereve për trajtimin e pacientëve me tuberkulozë.
Ndërkaq ekipi i QKMF-së në Viti, ka shpërndarë fletushka për pacientët e rastit. Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, përmes aktiviteteve të tilla ata po synojnë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike. Përndryshe në vitin 2021 në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 447 raste te pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit.