Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin Albin Kurti me rastin e ditëlindjes.
Por, në urimin që ia ka bërë Kurtit, Pacolli i thotë se është momenti më i duhur që Kryeministri ta kuptojë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të secilit.
Postimi i tij i plotë:
Sot është ditëlindja e kryeministrit tonë Albin Kurti. Dua ta uroj dhe t’i deshiroi edhe shumë vite të tjera të lumtura me familjen e tij. Sot Albin Kurti është Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është momenti më i duhur kur Kryeministri ta kupton këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të secilit.