Njësia Speciale është nisur para pak kohësh drejt veriut të Mitrovicës, raporton teve1.info.
Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një përgjigje për teve1.info, thotë se kjo nuk ka të bëjë për ndonjë aktivitet të caktuar, por janë thjesht lëvizje të zakonshme të Njësisë Speciale.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, thuhet në përgjigjen e Baki Kelanit për teve1.info.