Masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe fushat e presionit të lartë, që vazhdojnë të dominojnë mbi hapësirën e kontinentit evropian, favorizojnë mot të kthjellët e të ngrohtë deri në ditët e fundjavës mbi vendin tonë.
Sipas Prishtina Weather ditën e diel pritet shtim i vranësirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu.
Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme. Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
26.03 – Kthjellët dhe me diell.
27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.