Gjatë kësaj jave Qeveria Kurti shënoi njëvjetorin e qeverisjes.
Kryeministri, Albin Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij nik ka pasur asnjë skandal korrupsioni.
Ai tha se në 68 mbledhje janë miratuar gjithsej 610 vendime.
“Këtë javë shënuam përvjetorin e parë të qeverisë sonë. Në 68 mbledhje të kabinetit kemi miratuar 610 vendime, 132 projektligje, 79 emërime dhe 19 koncept-dokumente. Gjithçka u bë në kohë të vështira, me zero skandale korrupsioni”, ka shkruar Kurti në një cicërim në Twitter.