Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar anëtarësinë dhe opionin se do të mbahet grevë me 5 prill para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së.
Kërkesat e Sindikatës janë koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot.
Kërkesa tjera janë rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë dhe të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve.
Greva do filloj në orën 08:00 deri në 09:00, ndërsa ftohen të gjithë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës që të mblidhen para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së, u theksua në kumtesë.