Për deputetin Armend Muja të Vetëvendosjes, nëse lufta në Ukrainë nuk do të përshkallëzohet më tej, Kosova do të vazhdojë rritjen ekonomike edhe këtë vit.
“Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë mund të krijojnë paqëndrueshmëri dhe pasiguri të mëtejme në tregjet ndërkombëtare. Këto zhvillime veçse kanë krijuar një realitet të ri gjeopolitik dhe ekonomik, sfidues si për Evropën, Ballkanin dhe Kosovën”, tha Muja.
“Të gjitha projeksionet ekonomike për vitin 2022, tregojnë se ekonomika e Kosovës do të vazhdojë të rritet, në supozimin e mos përshkallëzimit e konfliktit të mëtejmë në Ukrainë dhe vijimin e politikave qeveritare që adresojnë kërkesë, ofertën dhe masat për të minimizuar efektet e inflacionit”, tha ai.