Misri përmban vitamina, minerale dhe fibra. Një gjysmë filxhan misri përmban rreth 72 kalori.
Pigmenti që i jep ngjyrën e verdhën misrit të ëmbël përmban lutein dhe vitaminë A, dy element, të cilët mungojnë te misri i bardhë i ëmbël.
Përpiquni të zgjidhni misër të freskët të ëmbël, që është ende në lëvore, e cila duhet të jetë në ngjyrë të gjelbër të ndritshme dhe e shtrënguar fort pas kallirit të misrit.
Shmangni misrin e freskët që ka qëndruar jashtë në diell ose në ndonjë vend të ngrohtë, sepse në qoftë se misri ngrohet, sheqeri kthehet në niseshte dhe shija nuk do të jetë aq e ëmbël.
Lëreni misrin në lëvore derisa të jeni gati për ta gatuar dhe për ta shërbyer. Ai do të jetojë për disa ditë në frigorifer, por sa më shpejt ta gatuani, aq më mirë do të shijojë.