Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka dhënë mesazhin e tij të fundit të mbrëmjes. Ai thotë se trupat e vendit po rifitojnë territorin përreth kryeqytetit dhe po i shtyjnë trupat ruse.
Ai gjithashtu paralajmëron “çlirimin” e Irpinit, një qytet kyç në skajet veriperëndimore të Kievit.
“Mbrojtësit tanë po përparojnë në rajonin e Kievit, duke rifituar kontrollin mbi territorin ukrainas”, tha ai.
“Irpin u çlirua. Bravo! U jam mirënjohës të gjithëve që punuan për këtë rezultat. Pushtuesit janë larguar nga Irpini. Të shtyrë nga Kievi”.
“Megjithatë, është shumë herët të flasim për sigurinë në këtë pjesë të rajonit tonë. Luftimet vazhdojnë”, shkruan Skynews.
Ai tha se 143 fëmijë dihet se kanë vdekur në luftë deri më tani dhe se Mariupol mbetet nën rrethim.
“Trupat ruse nuk lejuan që sot të organizohej asnjë korridor humanitar, nuk lejuan heshtje”, tha ai.
Në frontin diplomatik, Zelensky tha se kishte rënë dakord me Boris Johnsonin “për të mbështetur më tej mbrojtjen tonë dhe për të forcuar sanksionet kundër Federatës Ruse”.