Të dielen me 3 prill në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet shkruan Radio Star.
Sot gjatë ditës kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim Shaip Kamberin, i cili do të garojë me listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, në zgjedhjet e 3 prillit.
Kryetari Hyseni ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës, ta mbështesin listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, sëbashku me Shaip Kamberin.
Shkrimi i plotë:
Prita në takim Shaip Kamberin, përfaqësuesin e shqiptarëve të Luginës i cili po garon për mandatin e dytë të deputetit.
Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na dëshmoi në mandatin që shkoi. Ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet që do të mbahen të dielen e 3 prillit në Serbi, e shqiptarëve u duhet përfaqësimi nga Shaip Kamberi./radiostar/