Nga Ismajl Kurteshi:
Të nderuara Kuvendare dhe kuvendarë,
z. Kryetar i Komunës,
Të nderuar mysafir, dhe përfaqësues të mjeteve të informimit!
Më lejoni që në emër të një grupi të aktivistve politik të viteve 90-ta, të cilët e iniciuan propozimin, që zonja Barbara Langmack të shpallet qytetare nderi e Komunës së Gjilanit, t’ju njoftoj shkurtimisht me kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Langmack që ka dhënë për qytetarët e Kosovës e në veçanti për Gjilanin dhe qytetarët e tij.
Barbara Langmack është e lindur në Frankfurt mbi Majnë të Gjermanisë, me 10 gusht 1942, ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Me profesion është mësuese e gjuhës gjermane.
Zonja Barbara Langmack,
Për qytetarët e Kosovës filloi të kontribuojë në vitin 1992, kur organizoi leksione të gjuhës gjermane, për refugjatët e Kosovës në dhe afër Herrenbergut, në kuadër të punës se pavarur, të shoqatës “Shoqata e refugjatëve dhe ne”, ky angazhim vazhdon edhe sot.
Me qëllim të angazhimit të mëtutjeshëm dhe informimit për gjendjen në Kosovë dhe për nevojat e Kosovës, në vitin 1995, Shoqata kontaktoi me Caritasin e Stuttgartit.
Më vitin 1996, disa anëtarë të Shoqatës e vizituan Prishtinë dhe bashkë me anëtarët e Shoqatës “ Nëna Tereze” udhëtuan nëpër tëre Kosovën, ku vizituan shumë ambulanca, shkolla dhe familje në nevojë.
Gjatë kësaj vizite, zonja Langmack, për herë të parë e vizitoi edhe familjen Salihu në Livoq të Epërm me të cilën bashkëpunon edhe sot në fushën e përkrahjes humanitare.
Pas kthimit nga Kosova në Herrenberg, të njëjtit e organizuan transportin e mallrave të nevojshme (për shëndetësi, mjete shkollore, rroba, biçikletë, karrige me rrota, si dhe artikuj ushqimorë, si: vaj, sheqer, petë, oriz, qumësht pluhur, miell, ….
– Si Shoqatë ata e prezantonin gjendjen e Kosovës në rajone të ndryshme të Gjermanisë, me qellim të mbledhjes se ndihmave dhe shkruanin artikuj në gazeta për ndërgjegjësimin e masave dhe rritjen e mbështetjes për Kosovën.
– Në vitin 1997 zonja Langmack, e solli në Gjilan aparaturën e nevojshme dhe siguroj mjete materiale për hapjen e një ambulante specialistike, të cilën e udhëhoqi Dr. Binaze Kadriu, kjo ambulantë pas lufte u transferua në Artan, kurse në vitin 2000 mjetet e punës së ambulantes u bartën në Kishnapole, ku gjenden edhe sot. Vlen të theksohet që barërat që përshkruhen nga mjeku në Kishnapole i siguron z. Langmak edhe sot e kësaj dite.
– Zonja Langmak gjatë viteve të 90-ta bashkëpunoj me Organizatën Diakonie Stuttgart për t’i regjistruar ndihmat dhe për t’i dërguar në Kosovë.
Para luftës me angazhimin e zonjës Langmak, dërgoheshin në Kosovë së paku nga dy kamionë në muaj me nga 40 ton ndihma me artikuj të ndryshëm.
Në shkurt të vitit 1998 dhe qershor të vitit 1999 zonjës Langmak, erdhi në Kosovë për ta përcjellë procesin e shpërndarjes së ndihmave.
6 kamionë me nga 40 ton ndihma, fal angazhimit të z. Langmak, u dërguan në Strugë të Maqedonisë përmes Shoqatë “Nënë Tereza”
Me atë rast ajo shkoj në Strugë për të kontrolluar shpërndarjen e mallrave, dhe ndarë ndihma financiare për të burgosurit politik.
Menjëherë pas përfundimit të luftës zonja Langmak erdhi në Kosovë.
Ndërsa në dhjetor të vitit 1999, në saje të kontributit të znj. Langmack dhe Caritasit Cek, në Gjilan u ndan 70 bursat e para, për nxënës dhe studentë.
Menjëherë pas luftës, zonja Langmak e organizoi një kurs të gjuhës gjermane për nxënësit e Gjilanit. Me angazhimin e saj, deri në nëntor të vitit 2000 ka ardhur së paku një kamion me 40 ton ndihma, në javë në lokacione të ndryshme të Kosovës (ndihmat vendoseshin në depon e Gjilanit për rishpërndarje).
Zonja dhe zotëri, këto kontribute që unë i përmenda sot këtu, janë vetëm një pjesë e vogël e kontributeve të zonjës Langmack e cila e pati përkrahjen edhe të bashkëshortit të saj z. Joachim Langmack
Bazuar në kontributin e jashtëzakonshëm që zonja Langmack, ka dhënë dhe po e jep ende, duke mos i ndal asnjëherë, donacionet, zonja Langmamack e meriton që ne si Kuvend Komunal, ta shpallim, “QYTETARE NDERI” të Komunës së Gjilanit.
Prandaj, të nderuara kuvendare dhe kuvendarë ju ftoj që të gjithë pa dallim, me ngritje dore ta shpallim zonjën Barbara Langmack, “Qytetare nderi”, të Komunës së Gjilanit.