Sot, në 23 vjetorin e e vrasjes mizore të anëtarëve të familjes Mahmuti e Ajeti, kryetari Hyseni bashkë me kryesusin e kuvendit komunal Arianit Sadikun bënë homazhe në fshatin Lladovë.
Shkrimi i plotë:
2 prilli na mbledh në përkujtim të martirëve të fshatit Lladovë, të vrasjes mizore të anëtarëve të familjes Mahmuti e Ajeti.
Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve për liri, nderuam me homazhe viktimat e fshatit Lladovë, të cilët me kontributin e sakrificën e tyre, ndryshuan përjetësisht historinë.
Beqir Mahmuti, Zijadin Mahmuti, Daut Mahmuti, Hevzi Ajeti, Ganimete Ajeti dhe Ahmetali Ajeti, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, ishin viktimat e vrara nga regjimi serb.
Sakrifica e banorëve të Lladovës dhe Grykës së Karadakut do kujtohet e respektohet ndër breza, si gurthemel i shtetësisë e lirisë që ne gëzojmë sot.