Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar sot pas incidentit në ndeshjen Gjilani-Ballkani, ku portieri mysafir, Stifi Frashëri, u godit nga dy tifozë i gjilanasve.
Haziri, duke dënuar dhunën, ka thënë se është dhimbshme që një derbi i madh sot të njolloset nga tifozë të pa përgjegjshëm.
E dhimbshme që një derbi i madh sot të njolloset nga tifozë të pa përgjegjshëm. Dënoj dhunën dhe besoj në drejtësi. Lutem që portieri Frashëri dhe FC Ballkani ta ruajnë bashkëpunimin dhe angazhimin që së bashku me #FCGjilani të mos ndalet nga ky incident i rëndë për titullin e kampionit.
#Ferplay #kunderdhunes #drejtesinesport