Ky është reagimi nga Kushtrim Kadriu:
Arianit Ibrahimi merr para të konsiderushme nga Komuna e Gjilanit, në emër të Medvegjës dhe asnjëherë nuk i dërgon arsyetimet se si janë shpenzuar ato para. Në vend se t’i vie keq për këtë, ai nuk ndalet dhe prap vazhdon me avazin e tij të vjetër. Ngjashëm si herëve të tjera, aplikon bashkëpunëtorja e tij Argjenta Qamili, përsëri me projekt për Medvegjën.
Z. Ibrahimi, vazhdon me shkeljen e ligjit kur paligjshëm e futë veten në KPF, por që në fund Minisitria e Pushtetit Lokal e nxjerë si të paligjshëm dhe përjashton nga aty.
Sikur të mos mjatonin të gjitha këto shkelje që bëri, ai në seancën e fundit të kuvendit komunal, më fyu mua në mënyrën më të ulët. Në këto fyerje nuk kurseu as familjen time.
Për këto fyerje, unë sot kam ngritur padi.