Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kryer përgatitjet e fundit për organizimin e protestës së 8 prillit që do të mbahet në orën 12:00.
Atdhe Hykolli kryetar i BSPK-së, ka dhënë detaje të protestës të së premtes.
“BSPK i bërë përgatitjet e fundit Këshilli Iniciues i protestës që do të mbahet në ora 12:00, më 8 prill. Fillojmë te Biblioteka Kombëtare, shkojmë lartë te fakulteti Juridik deri te MASHT… zbresim në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ndalemi në shesh para Qeverisë’, ka thënë Hykolli për Blic.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës si partner social i BSPK-së duhet të gjej një zgjidhje për kërkesat e sindikatave duke vlerësuar se e vetmja mënyrë për marrëveshje është dialogu.
“Ne si BSPK vetëm paraqesim shqetësimet e punëtorëve të Sindikatave të ndryshme … ne të premten fillojmë protestën, por është mirë dhe besoj se Qeveria e Kosovës do të reflektoj”, ka thënë Hykolli ndër të tjera.