Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, dhe atë, pa vonesa.
Metsola ka biseduar me presidenten Vjosa Osmani dhe ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës krah BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Me presidenten Vjosa Osmani, mirëprita rreshtimin e Kosovës për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Angazhimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd që është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Parlamenti Evropian pret nga Këshilli që t’i liberalizojë vizat pa vonesa”, ka shkruar Metsola në Twitter.