Nesër (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i gjykojnë gjysmëfinalet e para, shkruan Gazeta Olle.
Duelin ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut do ta drejtojë Lirim Jashari me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jenë Erdall Zasella dhe Eridin Podvorica.
Në duelin tjetër Prishtina – Llapi, gjyqtar kryesor është caktuar Shpëtim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jenë Visar Kastrati dhe Besnik Morina.
Të dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës startojnë në ora 14:00.