Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Gjilanit.
E në fund të ditës, Osmani për iftar qëndroi tek një familje në fshatin Dobërçan.
Presidentja Osmani njoftoi të ketë vizituar familjen e dëshmorit, Nusret Hajdari, ku tha se gjetën mikpritje në iftarin e sotëm.
Osmani tha se uron që të vazhdojë tradita e tillë, e solidaritet, si tipar veçues i popullit tonë.