By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Drejtori sportiv i Dritës Valon Zymberi përfundon në disiplinë për dy arsyeje
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sports

Drejtori sportiv i Dritës Valon Zymberi përfundon në disiplinë për dy arsyeje

Përditësimi i fundit: April 6, 2022 10:54 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 27-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 20-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

- Advertisement -

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 27-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 20–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë , me përjashtim të ndeshjes Gjilani-Ballkani e cila është regjistruar me rezultat zyrtar 3 :0 në favor të Ballkanit.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

Ndaj: SC ”Gjilani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minuten e 90+4, pas barazimit të rezultatit nga ana e vendasve, një numër i shikuesve nga tribuna futen në fushë për të festuar golin e barazimit, dy nga të cilët sulmojnë fizikisht portierin e ekipit mysafir me nr.77 Stivi Frashëri duke i rrezikuar shëndetin. Lojtarit të sulmuar i është dhënë ndihma e parë në fushën e lojës, pastaj me autoambulacë është transportuar për në spitalin e qytetit. Për shkak të pa aftësimit të lojtarit mysafir si rezultat i sulmit nga shikuesit, gjyqtari kryesor duke implementuar rregulloren e garave, në minutën 90 +4 e ka ndërprerë ndeshjen . Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore kishte ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët ”Ju po vini me misione të caktuar për ta dëmtuar Dritën”. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Drita.

Po ashtu drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi me rastin e hedhjes së shortit për gjysëmfinalen e kupës së Kosovës, kishte ofenduar Komisionin e Garave duke i verifikuar (prekur me dorë) topat pasi ishin vendosur në vazo, me çka kishte shprehur mosbesim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. MOTIVI: Pas ndërprerjës së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte siellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça” Fisnik Haxhiu, nr.personal 1231671893. MOTIVI: Në minuten e 28, ofendon gjyqtarin (asistentin e parë), për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N-Trepça.

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 06.04.2022

Dienit Isufi ftohet nga përfaqësuesja e Kosovës U-19
Denys Kostyshyn nuk është më pjesë e Dritës
Sot derbi i madh në Kosovë, përballen SC Gjilani dhe FC Drita
Drejtori i Prishtinës: Nuhiu mund të jetë trajneri i ri, Munishit nuk i përgjigjej skuadra
FC Ballkani zbulon padashje transferin e Dritës ende pa e bërë zyrtarizimin e tij
Artikulli i mëparshëm Nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja, njihen patentë-shoferët e Kosovës në Gjermani
Artikulli tjetër Syla: Vetëvendosje nuk ka njerëz me udhëheq shtetin, lëre më KEK’un

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.