Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kampritur në takim drejtorin e Fondacionit “Vjosa”, z. Lulzim Behxhetin shkruan Radio Star.
Kryetari Hyseni dhe Lulzim Bexheti kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ngritjen e kampusit për adoleshentët me autizem.
Postimi i i plotë:
Nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viti 2022 është shpallur “Vit i personave me nevoja të veçanta”. Në kuadër të veprimeve tona konkrete së fundmi kemi miratuar Strategjinë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit 2022-2024 dhe Planin e Veprimit.
Ndërsa tani, bashkë me drejtorin e Fondacionit “Vjosa”, z. Lulzim Behxheti kemi nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për ngritjen e kampusit për adoleshentët me autizem. Pak nga pak, bashkërisht, po punojmë drejt ofrimit të mundësive të barabarta dhe rritjes së përmirësimit të cilësisë së jetës të personave me nevoja të veçanta. 🧩/RadioStar/