Një aksident i rëndë ka ndodhur në regjionin e Argaut të Zvicrës, gjegjësist në Suhr AG, ku tre persona thuhet të jenë lënduar rëndë prej tyre dy femra nga Kosova.
Aksidenti ndodhi në orën 10:10 në zonën jashtë qytetit mes Suhrit dhe Hunzencheilit, shkruan BotaPress.
Një 33 vjeçare nga Eritreja ishte duke bërë orë praktike, teksa skpas një komunikate nga policia zvicerane, doli në korsinë e kundër duke u përplasur me veturën tjetër.
Në veturën tjetër gjendej shoferja 52 vjeçare nga Kosova dhe bashkëudhëtarja tjetër që është po ashtu shqiptare nga Kosova.
Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën autoritetet e shpëtimit, shtatë ambulanca dhe dy helikopterë.
Rruga mes Suhrit dhe Hunzenscheilit ishte bllokuar, teksa prokuroria e po heton shkaqet e aksidentit.