Numër i madh i mërgimtarëve ia kanë mësyer vendlindjes së tyre, mirëpo edhe tani sikur herave tjera ata po maltretohen nëpër kufi.
Kolona të gjata janë parë në kufirin Hungari-Serbi nga mëgimtarët po vijnë në Kosovë, shkruan Jepi zë.
Në fotot e publikuara nga mediat shihen disa autobusë të ndalur për shkak të kolonave dhe qytetarë jashtë duke pritur.
Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë kufi.