Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.