Shefi i kabinetit, Vaxhid Rexhepaj bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Burbuqe Leka, ka pritur në një takim të organizuar përfaqësues nga CARITAS-i, Luiza Sekiraqa dhe Erleta Gjejlani, si dhe përfaqësuesen e GERMIN-it, Leonora Qerreti.
Ata kanë diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në riintegrimin e personave të riatdhesuar, si dhe forcimin e ndërlidhjes së diasporës me qeverisjen lokale, me qëllim të rritjes së investimeve.
“Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat më të prekura nga emigrimi, andaj për ne si qeverisje është e rëndësishme sigurimi i mundësive më të mira për qytetarët tanë”, tha me ate rast Rexhepaj.