Nëse gjithmonë keni ëndërruar të ishit disa centimetra më i gjatë, tashmë kjo nuk do mbetet thjesht një ëndërr.
Teksa bota evoluon dhe teknologjia përsoset, operacioni i zgjatjes së gjymtyrëve tashmë është bërë realitet dhe është aplikuar tek disa persona.
Ky operacion me vlerë marramendëse 76.000$ ju zgjat 12.7 centimetra dhe kjo procedurë delikate bëhet vetëm nga mjekë të specializuar.
Operacioni i zgjatjes së gjymtyrëve stimulon kockën e krahut apo të këmbës së pacientit të zgjatet. Kjo mundësohet duke prerë kockën në mënyrë kirurgjikale dhe duke montuar një pajisje që bashkon dy fundet e kockave bashkë. Teksa krijohet hapësirë mes fundeve, kocka e re rritet për të mbushur hapësirën.
Kohëzgjata e kësaj procedure është dy orë dhe kërkon një javë terapi fizike.