Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot botës që të “përgatitet” për përdorimin e mundshëm të jarmëve bërthamore nga Rusia gjatë një interviste për mediat ukrainase.
“Ata nuk duhet vetëm të presin që Rusia të vendosë nëse do të përdorë armët e saj bërthamore. Ne duhet të përgatitemi për këtë,” tha Zelensky në një intervistë.
“Ata kanë nevojë për “ilaç (për radioaktivitetin), strehimore kundërajrore”, tha ai.
“Duhet të bisedoni me ta, të nënshkruani traktate, të keni masa të ashpra financiare. Rusët mund të përdorin çdo armë , jam i bindur.” shtoi Zelensky.
Dje, Volodymyr Zelensky tha se “e gjithë bota” duhet të “shqetësohet” për rrezikun e Vladimir Putin, nën gjendjen e dështimeve të tij ushtarake në Ukrainë, se ai mund të përdor një armë bërthamore.
“Nuk jam vetëm unë, mendoj se e gjithë bota, çdo vend duhet të shqetësohet,” i tha ai CNN dje, një ditë pasi shefi i inteligjencës amerikane William Burns tha se një kërcënim i tillë nuk duhet marrë lehtë.
Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Kremlini njoftoi se kishte vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore.