Në Spitalin Rajonal të Gjilanit, Dr.Qëndrim Dërmaku, specializant i i vitit të parë në Neurologji, diagnostifikoi me Trombozën cerebrale sinovenoze pacienten lehonë të moshes së re, e cila ishte e shtrirë në Repartin e Gjinekologjisë.
Tromboza e sinusit venoz cerebral është trashje e gjakut në sinuset venoze të trurit, pra është një urgjencë mjekësore e cila nëse nuk
diagnostifikohet në kohë është kërcënuese për jetën. Kjo diagnozë është mjaftë e rrallë në 1-4% të rasteve.
Për fat të keq pacientët paraqiten me simptoma të ndryshme duke e bërë diagnostifikimin shumë të vështirë.
Simptomet më të zakonshme janë:
dhimbje e kokës, dhimbje veshi,fotofobi,rrjedhje nga veshi,edemë periorbitale,diplopi,konvulsione.
Faktorët e rrezikut për Trombozën e sinusit venoz cerebral janë:shtatzënat në tremujorin e fundit të shtatzënisë, infeksionet e sinusve të fytyrës,dhëmbëve,hundës,problemet me koagulim të gjakut,përdorimi i kontraceptivëve oral, lehonat në katër javët e para pas lindjes.Mosha mesatare e paraqitjes është kryesisht 20-28 vjeç,te femrat më shpesh se te meshkujt.
Diagnoza e CVST është gjithmonë një dilemë klinike për mjekun.Diagnostifikimi bëhet me CT,MRI,Flebografi intravenoze,analizat e gjakut, si dhe përcaktimi i D-dimer-it.
Trajtimi bëhet me
antikoagulant,antibiotik,kortikosteroide.Linja e parë eshte terapia me antikoagulant.Arsyeja për trajtimin me antikoagulant është rikanalizimi i venës për të parandaluar përhapjen e trombit.Per shkak të mos trajtimit me kohë mund të zhvillohen komplikime serioze si:paraliza për shkak të goditjes në tru{sulmit në tru), sepsa,hipertensioni intrakranial,abcesi i trurit,verbëri për shkak të prekjes së nervave kranial,koma si dhe mund te vie deri tek vdekja.
Tromboza e sinusve venoz cerebral kishte një shkallë vdekshmërie rreth 80%, por për shkak të trajtimit me kohë shkalla e vdekshmerisë ka rënë nën 30%.
Kjo shkallë e lartë e vdekjeve ishte për shkak të diagnostifikimit të vonuar.
Pas diagnostfikimit me kohë dhe trajtimit sot pacientja gëzon shëndet të plotë./RadioStar/