Për më shumë se dy dekada ne frymojmë dhe jetojmë të lirë, e gjithë kjo falë veprës dhe jetës së shumë dëshmorëve gjithandej në Kosovë. Të gjithë ne u jemi mirënjohës përjetësisht heronjëve tanë.
Sot, në 23 vjetorin e rënies rikujtuam dhe nderuam veprën e dëshmorëve, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati.
Në 23 vjetorin e rënies së tyre, kujtuam edhe një herë sakrificën e tyre për një vend të lirë e sovran. Vepra e tyre duhet të jetë frymëzim për punë të mira e dashuri ndaj vendit.
Sakrifica dhe qëllimi i dëshmorëve, është rruga nga ku duhet të ecim në ndërtim të shtetit të Kosovës.
Institucionet dhe e gjithë shoqëria, jemi të obliguar për të përmbushur amanetin e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.