Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të mërkurën pasdite në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.
Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.