Dinë Lajqi është një kosovar që qëndroi për 28 ditë në Ukrainë për të ndihmuar qytetarët.
Ai tha se kërkesa për të shkuar në Ukrainë u është bërë 200 punëtorëve të një kompanie në Gjermani.
“Ishim 200 shoferë. Unë e pranova kërkesën. Kërkesa ishte që të jetë dikush më i ri, më i guximshëm dhe më i qëndrueshëm, se gjithë e dimë se Ukraina ka destinacion të madh. Mbasi kem pranuar kem vazhduar aty për rreth 16 orë rrugë. Kemi arritur diku në 12 të natës. Brenda dy orëve kam pranuar dhe jemi nisur nga Mynheni”, deklaroi ai në T7.
Ai tregoi edhe për gjendjen në Ukrainë dhe të qytetarëve të këtij shteti.
“Nëse ne e krahasojmë luftën tonë me të atyre, ne e kemi pasur shumë më të dhimbshme se ata, shumë më të dhimbshme. Tek ne ka pasur njerëz që s’kanë pas me ngrënë e me pi. Kanë qenë të lagur, të zbathur, pa përkujdesje e s’kanë pas as me çka me lëviz. Atje është tjetër. Atje çdo qytetarë apo person i Ukrainës, ose çdo refugjatë kanë qenë të mbathur, të strehuar në kampe, të veshur mirë dhe kur e sheh një qytetar të Ukrainës mundesh me thënë që nuk janë në luftë edhe pse vendet e tyre ishin të shkatërruar”, tha ai.
Kosovari foli edhe për gjendjen në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
“Kievi është thuajse 70% i dëmtuar. Livenci është një qytet e muj me thënë që kur kam qenë atje u kanë i dëmtuar veç aeroporti, shtëpia e tjerat nuk kanë qenë të shkatërruar. Kemi pasur rast që kemi parë kufoma si lufta qysh i ka”, tha ai.