Bashkë me kryetarin e LDK-së, mikun tim, Lumir Abdixhiku, zhvilluam debat me strukturat e partisë për Besëlidhjen e re për Gjilanin, sikurse që e promovuam edhe platformën për regjistrimin e anëtarësisë.
Në Gjilan jemi partia e parë dhe si e tillë e kemi për detyrë të shyjmë përpara politika që janë interes i qytetarëve tanë.
Po punojmë që t’i eliminojmë edhe ato dobësitë e vogla të mbetura për përgatitur për proceset tjera zgjedhore dhe rikthimin e madh të LDK-së.
LDK po përgatitet që përveç debatit të brendshëm, mobilizimin e anëtarësisë e sensibilizimin e qytetarëve, që me 29 dhe 30 prill të mbaj Konventën programore të politikave sektoriale.
Bashkë me kryetarin Abdixhiku ftojmë të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e familjes sonë të madhe politike dhe të punojmë bashkërisht për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
#BeselidhjaereperGjilanin