Trepça ’89 tashmë edhe matematikisht ka siguruar vendin e parë në Grupin A të Ligës së Parë.
Kjo pozitë e rikthen klubin mitrovicas në elitën e futbollit kosovar, pas një viti qëndrim në këtë nivel të garave, shkruan Gazeta Olle.
Klubi i Superligës, FC Drita ka uruar ’89-shin për rikthimin në Superligë, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Gjilanasit i kanë uruar rrugëtim të mbarë dhe suksese në kampionatin e ri.
Postimi i plotë nga FC Drita:
Welcome back Trepça ’89
FC DRITA uron klubin KF Trepça ’89 për rikthimin në Superligën e Kosovës.
Tashmë, Trepça 89′ matematikisht ka siguruar Superligën dhe vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e garave në elitën e futbollit kosovar.
Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron rrugëtim të mbarë dhe suksese në kampionatin e ri.
FC DRITA