Në Kampionatin Evropian U-18 që po mbahet në Bullgari, boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syla arritën të fitojnë medalje të bronzta.
Me këtë rezultat ata kanë shënuar edhe një sukses në përfaqësimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare sportive duke garuar në mesin e 40 shteteve. Në këtë kampionat ka ndarë drejtësinë edhe gjyqtari nga Kosova, Latif Demolli.
Boksierët i përgëzojmë për paraqitjet e tyre ndërsa urojmë të kenë shumë suksese në të ardhmen.