Depresioni është një çrregullim që shpesh e bën të pamundur të kesh motivim për ta nisur ditën. Çdo minutë qëkalon, të duket më i vështirë. Mirëpo, ka disa aktivitete ditore që nëse i bën rutinë, mund tëndihmojnë shumëndaj depresionit. Disa prej tyre janë këto:
1. Alarmi i zgjimit është miku yt më i mirë.
Ka një lidhje të konfirmuar midis gjumit të paktë dhe riskut për depresion. Edhe nëse rutina juaj e gjumit është e çrregullt, sërish risku mbetet i lartë. Ndaj, mundohuni të flini çdo ditë në të njëjtin orar dhe të flini mjaftueshëm (7.5-8 orë çdo natë) dhe keni për ta ndjerë lehtësimin e simptomave të depresionit.
2. Ka rëndësi të veçantë edhe ushqimi që konsumon.
Konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme rrit shanset për depresion, ndaj duhet ta kontrollosh çfarëkonsumon. Shtimi i disa frutave të freskëta në mëngjes, i disa proteinave në drekë dhe perimeve në darkëdhe ke për tëndjerë lehtësim të shqetësimeve të lidhura me depresionin.
3. Ushtrohu fizikisht.
Ushtrimet si joga, vrapi, kardio, ndihmojnë në rritjen e endorfinave në gjak dhe në reduktimin e simptomave tëdepresionit. Nuk është e nevojshme të bësh një abonim në palestër për t’u ushtruar fizikisht. Vishu në mënyrësportive