Prishtina dhe Drenica u përballën sot në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.
Takimi u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.
Golin për vendasit e shënoi Leotrim Kryeziu ndërsa Drenica u kundërpërgjigj me Osman Mëziun.
Prishtina me këtë barazim zë vendin e pestë në tabelë me 39 pikë të tubuara ndërkaq kuqezinjtë në vendin e shtatë me 36 sosh.