Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 31-të.
Kryendeshja e kësaj xhiro padyshim është në Suharekë me Ballkanin dhe Dritën që sfidohen për pikët e plota, shkruan Demokracia.com.
Ballkani me një fitore eventuale i afrohet edhe më shumë titullit, ndërsa për Dritën vetëm fitorja ia mban “gjallë” shpresat për titull.
Takim interesant pritet të jetë edhe në Anamoravë me Gjilanin që synon këndelljen kundër Prishtinës.
Malisheva e pret Llapin, Dukagjini luan në shtëpi me Feronikeli, Ulpiana viziton Drenicën për “trenin e fundit”.
Çiftet e plota:
Gjilani – Prishtina
Drenica – Ulpiana
Dukagjini – Feronikeli
Ballkani – Drita
Malisheva – Llapi.