Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Emmanuel Macron, për fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale.
Osmani përgëzoi presidentin Macron në rizgjedhjen e tij sonte.
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, tha ndër të tjerash Osmani.
Përpos kësaj, presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike.