Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha.
Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë
1 lugë çaji me kanellë pluhur
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.
Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.
Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.
Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.
Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht./neps.al