Presidenti serb, Aleksandar Vuçië është shprehur se dëshiron që hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit të eci edhe më shpejt dhe të marrin rezultatet sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ne tashmë kemi një pasqyrim, por nuk po them asgjë zyrtare, të pres. Por shpresoj dhe shpreh shpresën time që vrasësit do të kapen”, thotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, raporton portali serb Kossev. Beogradi dëshiron që “vrasësi ose vrasësit të kapen, qoftë ai serb, shqiptar apo një i huaj”, tha presidenti serb.
“Ne do të bashkëpunojmë me Prishtinën për këtë çështje në çdo mënyrë të mundshme,” shtoi ai, para fillimit të tubimit të Partisë Progresiste Serbe në Batajnicë.
Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar përpara ambienteve të partisë së tij në Mitrovicë, me gjashtë predha të shkrepura nga një armë zjarri.
Dje dy policë nga veriu i Mitrovicës u arrestuan si të dyshuar për “manipulimin e provave” pikërisht në rastin e hetimit të vrasjes së politikanit serb