Presidentja Vjosa Osmani është pritur sot në takim nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tregoi se në takim Biseduan për raportet e shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA.
Postimi i plotë:
Isha e nderuar të pritem në takim sot nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
🇽🇰🤝🇺🇸
Biseduam për raportet e shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për mënyrat se si mund të avancojmë këto raporte edhe më shumë.
E kam njoftuar kryetaren Pelosi për sukseset e Kosovës si një demokraci e konsoliduar si dhe për reformat që po ndërmarrim e poashtu për sfidat me të cilat përballemi, të cilat do t’i tejkalojmë kur e kemi në krah aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.