Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua paska dërguar një shkresë komunave të Republikës së Kosovës me anë të së cilës paska kërkuar që të respektohet Ligji për barazi gjinore i cili kërkon përfaqësim të barabartë të grave e burrave në vendimmarrje. Shumë mirë.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duhet të na njoftoj se e njëjta shkresë a i është dërguar edhe Qeverisë e Kuvendit dhe institucioneve tjera publike pasi që zbatimi i Ligjit për barazi gjinore vlen për gjitha institucionet, agjensionet e bordet!
P.sh nga mbi 20 ministri, vetëm dy sosh drejtohen nga gratë!
Unë nuk jam në dijeni nëse kanë kërkuar edhe tek Qeveria e Kuvendi respektimin e Ligjit për barazi gjinore. Pra mendësi e njëjtë. Ligji s’po vlejka për të “fortit”.