Drejtoresha Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i digjitalizimit të dokumentacionit të arkivit.
“Qasja më e lehtë dhe më e shpejtë në dokumentet zyrtare, është prioritet i imi si drejtuese e DAP-it. Përmes këtij projekti, do të kursejmë kohë në gjetjen e dokumentacionit dhe do të evitojmë radhët e gjata. Ky projekt realizohet i përkrahur nga Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Ambasada Norvegjeze”, tha Hasani.
Ajo theksoi se tanimë ka filluar procesi i regjistrimit të lëndëve në arkiv, për të vazhduar me skenimin e dokumentacionit.