Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z.Mursel Zymberi, mirëpritën në takim zyrtaret nga Misioni i OSCE në Kosovë znj. Fabiola Bregu dhe znj. Vjosa Emini.
Temë diskutimi ishte mirëqenie sociale e komuniteteve në komunën e Gjilanit, e me theks komuniteti Rom.
Shumë shpejt do të realizohet edhe takimi i përbashkët me përfaqësuesin e këtij komuniteti, si pikë fillestare në ndërtimin e informimit të drejt rreth aspektit gjithëpërfshirës të punës sociale.
🌻