Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të gjenerojnë lokalisht edhe rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 15-37 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.