Me iniciativën e kompanisë “EDI Construction Group” me seli në Gjermani tani edhe në Kosovë, bashkëatdhetari Arsim Hashani, ka filluar punimet për ndërtimin e një shtëpie për një familje skamnore në Gjilan.
Hashani është shprehur shumë i kënaqur me përzgjedhjen që është bërë për këtë familje që ti ndërtohet shtëpia familjes Rexhepi nga Gjilani.
Bashkëatdhetari Arsim Hashani, përmes një shkrimi ka thënë se është ndjenjë e papërshkrueshme kur e sheh që dikuj po i realizohet ëndrra për një shtëpië të re.
Shkrimi i plotë:
Ne prishim për të ndërtuar.
Çfare ndjenje, e papershkrueshme me fjale, kur e sheh qe dikujt po i realizohet endrra e ndertimit te nje shtepie te re. Edhe me e pa pershkrueshme behet ndjenja, kur ty te jepet mundesia, qe kete enderr te dikujt me e realizu bashke me punetoret profesioniste te Kompanise “EDI” construction group – Gjilan.
Familja Rexhepi ne Gjilan po jetonte ne kushte te mjerueshme, ne nje shtepi qe pritej nga dita ne dite te shembej.
Shume shpejt familja Rexhepi do ta gezoj shtepine e re.
Faleminderit zotit per kete mundesi. 🙂