Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës edhe zyrtarisht ka marrë vendim për mbajtjen e grevës njëorëshe më 12 maj. Kjo pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka mbajtur premtimin se do të ketë dialog përmbajtësor, madje sipas tyre, nuk ka bërë asnjë hap konkret.
Greva njëorëshë do të mbahet në të gjithë sektorin e arsimit në të dy ndërrimet, që nga çerdhet e deri ne universitetet, raporton Indeksonline.
Më pas, më datë 20 maj do të vazhdohet me grevë, në të cilën, përveç udhëheqësve sindikalë, do të marrin pjesë edhe anëtarësia e duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date, nëse Qeveria nuk i qaset drejt dialogut me SBASHK-un.
Më poshtë vendimi i plotë:
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, konsideron se nuk është koha për grevë.
“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, kishte thënë Nagavci./Indeksonline/